Ligji për pagat do të hyjë në fuqi dhe do të zbatohet nga 1 dhjetori i këtij viti. Kjo do të bëjë që të gjithë punonjësit e sektorit publik, pagën e muajit dhjetor ta marrin sipas ligjit të ri për pagat i cili është miratuar në Kuvendin e Kosovës në shkurt të këtij do të filloi të zbatohet nga muaji i ardhshëm. Këshilltari i ministrit në detyrë të Financave, Lulëzim Rafuna ka thënë se Ligji për paga automatikisht nis së zbatuari nga 1 dhjetori për arsye se është shpallur në gazetën zyrtare në muajin mars të këtij viti. Në muajin dhjetor të gjithë shërbyesit publik pagat do t’i marrin me rritje sipas ligjit të ri, për arsye se ashtu është paraparë. Ne në fillim të vitit e kemi paraparë shumën e mjaftueshme për kategorinë e pagave dhe mëditjeve që shkon në 622 milionë euro. Është shumë e cila e mbulon komplet edhe rritjen e muajit dhjetor. Çka do të thotë se ligji i pagave do të do të fillon të implementohet pa asnjë pengesë të vetme në muajin dhjetor.
Kontrolloni gjithashtu
Forumi Ndërkombëtar i Sigurisë në Halifax të Kanadës, synon forcimin e bashkëpunimit strategjik midis vendeve demokratike
Forumi Ndërkombëtar i Sigurisë në Halifax të Kanadës, synon forcimin e bashkëpunimit strategjik midis vendeve …