Ligji për rregullimin e informacionit “online” në Shqipëri ka shqetësuar portalet dhe gazetarët e papërgjegjshëm

Ligji për rregullimin e informacionit “online” në Shqipëri ka shqetësuar portalet dhe gazetarët e papërgjegjshëm

Ligji i ri, që po harton Qeveria e Shqipërisë për rregullimin e informacionit “online”, ka nxitur diskutimin mes gazetarëve dhe poseduesve të mediave  dhe portaleve informative. Të gjithë i bashkohen shqetësimit se, në emër të ndalimit të publikimit të shpifjes dhe fyerjeve në portalet “online”, ligji mund të prodhojë censurë në median “online”, e cila – sipas tyre, – është media më e lirë dhe më e pandikuar politikisht. Mbrojësit e kësaj ideje janë gazetarët që përhapin gënjeshtra, që shantazhojnë dhe përdorim gjuhën e ndragët me qëllim për ta helmura publikun lexues.  Shumë gazetarë  bien dakord se ky sektor ka nevojë për rregullim, apo  për vetërregullim. Gjatë një takimi për të diskutuar detaje mbi këtë ligj, drejtori i Programeve në zyrën e Fondacionit “SOROS” në Tiranë tha se, ekziton rreziku i censurës ekzekutive. Në draft parashikohet ndëshkimi i mediave “online” dhe portaleve për shkak të përmbjajtjes apo gjuhës së komentuesve, të identifikuar apo anonimë. Plani parashikon implikimin e nj sërë institucionesh në procesin e kontrollit dhe ndëshikimit, duke përfshirë Policinë e Shtetit, Prokurorinë dhe një sërë agjencish të tjera, që janë nën varësinë e drejtpërdrejtë të ekzekutivit, thuhet në njoftimin për medie. (Top Channel)

Kontrolloni gjithashtu

Në mesin ambasadorëve që pritet të shkarkohen nga Qeveria Kurti është edhe veprimtari, Nait Hasani, ambasador në Shqipëri

Nait Hasani: Kryesuesi i seancës shkel procedurat, raporti duhet të votohet

Deputeti i PDK, Nait Hasani, ka kritikuar mënyrën e udhëheqjes së seancës konstituive të Kuvendit …