Kocijançiq

Ligji për Trepçën do të “avullohet” në Bruksel

Edhe pse Prishtina zyrtare verbalist po mbanë qëndrim të fortë duke u zotuar se për Trepçën nuk do të diskutohet në Bruksel, zëdhënësja e Komisionit Evropian, Maja Koçijanciç, ka deklaruar se Prishtina dhe Beogradi duhet të pajtohen që çështja e Trepçës, të jetë pjesë e bisedimeve në Bruksel. Ajo ka deklaruar se parimi i dialogut është i qartë, andaj çështja e Trepçës do të vihet në agjendë të bisedimeve në Bruksel, kur të pajtohen të dy palët, shkruan Tanjug. Më tej, zëdhënësja e Komisionit Evropian ka thënë se BE ka parasysh faktin që Kuvendi i Kosovës ka miratuar Ligjin për Trepçën. Përderisa përfaqësuesit e politikës në Kosovës kanë hedhur poshtë mundësinë e dialogut për Trepçën, përfaqësuesit serbë kanë deklaruar se një gjë e tillë do të diskutohet në Këshillin e Sigurimit të OKB-së. Ashtu sikur edhe deri tani delegacioni i vasalëve nga Kosova do të pranojë të negociojë edhe për Trepçën.

Kontrolloni gjithashtu

Pleurat Sejdiu: Për katër pesë vjet rreth mbi 550 ekipe mjekësore janë larguar prej Kosovës

Pleurat Sejdiu: Kosova ende pa një sistem shëndetësor funksional për shkak të moszbatimit të ligjeve

Kryetari i Odës së Mjekëve të Kosovës, Pleurat Sejdiu, ka shprehur shqetësimin për mungesën e …