Kuvendi i Kosovës ka votuar për iniciativën e Komisionit për Legjislacion lidhur me votimin e ndryshimit të Ligjit për Zgjedhjet me procedurë të përshpejtuar. Kuvendi me 39 vota kundër nuk e ka miratuar procedimin e këtij ligji me procedurë të përshpejtuar. Lëvizja Vetëvendosje ka inicuar këtë ligj në mënyrë të njëanshme dhe pa konsultim me partitë opozitare dhe shoqërinë civile. Në seancë pati reagime të ashpra nga patitë politike opozitare.
