Kryetari i Nismës për Kosovën, Fatmir Limaj, sot në Kuvendin e Kosovës e ka quajtur të vonuar seancën e jashtëzakonshme parlamentare për mbrojtjen e vlerave të luftës. Ai ka deklaruar se kjo seancë i dëmton ata për të cilët po flasin. Kjo seancë është ndikim i politikës në procese gjyqësore. Seanca në fjalë po të mbahej me herët ndoshta do të kishte ndonjë ndikim, por tash është ndikim në gjyqësor. Limaj ka ftuar deputetët që mos t’i keqpërdorin vuajtjet për poenë politikë. Qeveria e Kosovës është dashur të dërgojë avokatët e saj në procese të tilla gjyqësore, për të mbrojtur interesin publik, pasi që lufta e UÇK-së është interes publik. Luftën e UÇK-së është dashur ta mbrojë shteti i Kosovës, ashtu sikur ka vepruar Kroacia me të akuzuarit kroatë në Hagë. Limaj ka bërë me dije së shumë shpjet Nisma për Kosovën do të merr iniciativën për të kërkuar që askush nga gjykatësit dhe prokurorët që kanë punuar pas vitit 1992 të mos punojnë më si gjyqtar apo prokuror. Disa deputetë kanë bërë me dije se e do ta përkrahin këtë iniciativë.
Kontrolloni gjithashtu
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …