Kosova sot nderon dhe përkujton me pietet të lartë heronjtë e kombit Bekim Berisha-Abeja, Bedri Shala, Elton Zherka dhe Permet Vula”, kështu ka shkruar zëvendëskryeministri dhe lideri i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, me rastin e 20-vjetorit të rënies së tyre. Bekim Berisha-Abeja bashkë me bashkëluftëtarët e tij ranë në altarin e lirisë 20 vite më parë duke i dalë zot vendit. “Kontributi i jashtëzakonshëm i Bekim Berishës-Abesë për lirinë e Kosovës ishte dhe do të mbetet frymëzim edhe për brezat e ardhshëm. Liria e Kosovës është arritur me mundin, sakrificën dhe gjakun e shumë brezave. Kosova do t’i nderojë dhe do t’u jetë përjetë mirënjohëse të gjithë atyre që e bënë të mundur lirinë e Kosovës”, ka shkruar Limaj.
Kontrolloni gjithashtu
Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky ka shfaqur besimin e tij mbi mundësinë e përfundimit të luftës
Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky ka shfaqur besimin e tij mbi mundësinë e përfundimit të …