leoni

Kryetari i Nismës, Fatmir Limaj ka uruar fituesin e zgjedhjeve të jashtëzakonshme të 14 shkurtit

Limaj: Demonstratat e 11 Marsit të vitit 1981 ishin një kthesë e madhe në përpjekjet e popullit shqiptarë për liri e pavarësi

Kryetari i Nismës Socialdemokrate, njëherësh zëvendëskryeministër në Qeverinë e Kosovës, Fatmir Limaj, ka kujtuar demonstratat studentore të vitit 1981. Ai ka thënë se në demonstratat e 11 marsit, mijëra studentë, profesorë universitarë dhe qytetarë zgjodhën rrugën dhe protestuan kundër shtypjes që u bëhej nga regjimi i asaj kohe, por edhe duke kërkuar avancimin e statusit politik të Kosovës nga autonomia në Republikë. “Demonstratat e 11 Marsit të vitit 1981 dhe demonstratat e mëvonshme të atij viti ishin një kthesë e madhe në përpjekjet e popullit shqiptarë për liri e pavarësi. Në këtë ditë në kujtojmë dhe nderojmë të gjithë ata protestues të cilët artikuluan të drejtën e qytetarëve të Kosovës për Republikë”, ka shkruar Limaj.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi i Kosovës shënon virtualisht Ditën e Demokracisë

Kuvendi i Kosovës diskuton në Seancë Plenare për Buxhetin e Vitit 2025

Sot deputetët e Kuvendit të Kosovës mblidhen në seancë plenare për shqyrtimin e dytë të …