Limaj

Limaj: Deputetët e kanë rastin që të votojnë marrëveshjen e cila respekton interesat e dy vendeve

Pas arritjes se marrëveshjes për demarkacionin, kryetari i  Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka deklaruar se pas një përpjekje dhe angazhimi serioz disa mujor në kërkim të gjetjes se një zgjidhje për marrëveshjen e demarkacionit, e cila do të zhbllokonte rrugën e Kosovës drejt integrimeve evropiane, më në fund kemi marrëveshje mes dy shteteve tona. Tanimë deputetët e Kuvendit të Kosovës, e kanë rastin që pa asnjë dilemë të votojnë marrëveshjen e cila respekton interesat e dy vendeve. Ftoj, të gjitha Grupet Parlamentare dhe Kryesinë e Kuvendit që urgjentisht të thërrasin seancën për të ratifikuar marrëveshjen për demarkacion. Ky veprim i Kuvendit të Kosovës do të ishte dhurata më e mirë që mund t’ia ofrojmë qytetarëve të Kosovës në 10 vjetorin e pavarësisë. Ratifikimi i kësaj marrëveshje përfundimisht i hap rrugë të liberalizimi të vizave dhe konfirmon rrugën e Kosovës drejt integrimeve evropiane.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi njofton zyrtarisht: Vazhdimi i seancës konstituive më 23 prill 2025 nga ora 10:00

Kuvendi i Kosovës ka njoftuar zyrtarisht se seanca konstituive do të vazhdojë, më 23 prill …