Një muaj pas deklaratës “bombë” të kryetarit të NISMA’s, Fatmir Limaj, në një emision televiziv, ku hoqi “vijat e kuqe” për një mundësi bashkëpunimi me Albin Kurtin, situata ka mbetur e tensionuar. Pas takimit të dytë të mundshëm me liderin e Vetëvendosjes, burime të Periskopit zbuluan se ata diskutuan për formimin e një koalicioni të ri qeveritar. Limaj ka kërkuar poste të rëndësishme, duke përfshirë Kryetarin e Kuvendit dhe disa ministra, por nuk ka pasur asnjë reagim zyrtar nga asnjëra parti. Takimi i fundit është shoqëruar me heshtje, duke lënë të hapur pyetjen nëse kjo është një strategji e qëllimshme nga NISMA për t’u distancuar nga media. Pas kësaj, ngjarjet pritet të zhvillohen më 15 prill, gjatë seancës konstituive të Kuvendit.
