Limaj dhe Shala të kënaqur me prodhimet “Made in Kosova”

Limaj dhe Shala të kënaqur me prodhimet “Made in Kosova”

Zëvendës-kryeministri i Kosovës, Fatmir Limaj, bashkë me ministrin e Tregtisë dhe Industrisë, Endrit Shala, kanë vizituar fabrikën për prodhimin e veshjeve “TexCo”, në Shkabaj të Prishtinës. Ministri Shala ka theksuar se Qeveria e Kosovës është e përkushtuar t’iu dal në ndihmë prodhuesve vendore, në rritjen e kapaciteteve të prodhimit dhe aftësimit profesional. “Bashkë me zëvendëskryeministrin Limaj vizituam kompaninë ‘TexCo’ që prodhimet e saj i eksporton në shtetet e Bashkimit Evropian, e që këto produkte shitet me etiketën Republika e Kosovës. Ne si qeveri e Kosovës jemi të përkushtuar t’iu dalim në ndihmë bizneseve me aftësimin e punëtorëve që të jenë sa më të konkurrueshëm.  Kënaqësi që 90 për qind të punëtorëve janë femra, dhe të rinjtë tanë po konsiderohen se e mësojnë shumë shpejt punën”, ka thënë ministri Shala. Ndërsa zëvendëskryeministri Limaj është ndarë i kënaqur me punën e kësaj fabrike. “Krejt ky prodhim që bëhet në  këtë fabrikë, është për eksport dhe kjo tregon që me një angazhim të përbashkët me krijimin e klimës për investime dhe me mbështetjen që duhet t’i jepet biznesit mundësitë për zhvillim janë të mëdha në vendin tonë. Janë dhjetëra fabrika në Kosovë të cilat po depërtojnë në tregjet botërore”, ka thënë Limaj. Ai është zotuar se  Qeveria e Kosovës do të mbështes me politikat e saj fiskale për të mundësuar sa më shumë investitor dhe për të mundësuar punësime të më shumë njerëzve. Edhe pronari i kësaj fabrike, Jusuf Eldelekiloglu, është ndarë i kënaqur me punën. Ai ka thënë se brenda një periudhe të shkurtër synojnë ta dyfishojnë numrin e punëtoreve.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …