Limaj: Do të protestojmë më 17 shkurt në ditën e shpalljes së Pavarësisë

Kryetari i Nismës për Kosovën, Fatmir Limaj shprehet i sigurt se Kosova do të mbajë zgjedhje të parakohshme. Ai bën të ditur se protesta e radhës e opozitës do të jetë në përvjetorin e tetë të pavarësisë së Kosovës, më 17 shkurt, përderisa thotë se do të ndihej krenar po qe se Murat Jashari do të zgjidhej kryetar  i ri i vendit. Me Kosovën nuk do të mund të qeverisin politikanët që e kanë shkelur Kushtetutën. Prandaj, tashmë gjithçka është e qartë dhe e sigurt se vendi do të shkojë në zgjedhje të parakohshme.  Limaj thotë se  më 17 shkurt do të ketë edhe më shumë qytetarë që do të protestojnë kundër marrëveshjeve për Asociacionin dhe Demarkacionin sesa ata që protestuan më 9 janar të këtij viti.

Kontrolloni gjithashtu

Berat Rukiqi

Berat Rukiqi: Qeveria po e vazhdon përdorimin e parasë publikë për blerje të votave

Duke komentuar vendimin e kryeministrit, Albin Kurti për ndarjen e shumës prej 100 euro për …