Federica Mogherini

Limaj e Ahmeti thonë taksa nuk do të hiqet derisa Serbia ta njohë Kosovë, ndërsa Mogherini kërkon heqjen e taksës

Përfaqësuesja e Lartë e Bashkimit Evropian, Federica Mogherini, ka folur pas takimit që pati sot në Bruksel me ekipin shtetëror për dialog. Mogherini e ka përsëritur qëndrimin e Bashkimit Evropian rreth taksës së vendosur ndaj mallrave që importohen nga Serbia. “Duhet të krijohet një klimë që i kontribuon fqinjësisë së mirë, ku marrëveshjet e arritura në të kaluarën duhet të respektohen dhe implementohen. Veprimet dhe deklaratat që nuk janë në pajtim me interesin e përgjithshëm dhe objektivat strategjikë për rajonin duhet të shmangen”, ka deklaruar Mogherini. Ndërsa pas këtij takimi, bashkëkryesuesit e delegacionit kosovar, Fatmir Limaj dhe Shpend Ahmeti deklaruan një zëri se taksa ndaj Serbisë nuk do të hiqet derisa kjo e fundit ta njohë Kosovën.

Kontrolloni gjithashtu

Albin Kurti: Brukseli dhe Uashingtoni bënë padrejtësi ndaj Kosovës duke i vendosur masa ndëshkuese

Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar

Albin Kurti,  në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …