Limaj: E kujtojmë me pietet komandantin e UÇK-së, Adem Jashari dhe gjithë dëshmorët e kombit jo vetëm të këtij brezi

Limaj: E kujtojmë me pietet komandantin e UÇK-së, Adem Jashari dhe gjithë dëshmorët e kombit jo vetëm të këtij brezi

Fatmir Limaj ka shkruar në se më mëritorët për lirinë e vendit janë dëshmorët e kombit në krye me komandantin e UÇK-së, Adem Jashari. Ai ka thënë se 21 vite me parë nisi epoka e lirisë dhe gjenerata jonë është me fat që kurorëzoi ëndrrën shekullore për të pasur shtetin tonë. “Urime Dita e Çlirimit Kosovë! Në 21 vjetorin e çlirimit të vendit kujtojmë sot më meritorët për lirinë e Kosovës, dëshmorët e Kombit. Kujtojmë me pietet kryekomandantin e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Adem Jashari dhe gjithë dëshmorët e kombit jo vetëm të këtij brezi, por edhe të brezave të mëhershëm që bën të mundur lirinë e vendit. 21 vite me parë nisi epoka e lirisë dhe gjenerata jonë është me fat që kurorëzoi ëndrrën shekullore për të pasur shtetin tonë. Në këtë ditë hiostorike, shprehim mirënjohjen tonë për aleatët tanë ndërkombëtarë në krye me Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe NATO-n të cilët u rreshtuan në krah të Kosovës në momentet vendimtare. Lavdi dëshmorëve të këtij brezi dhe brezave të mëhershëm. Lavdi martirëve dhe të gjithë atyre që u flijuan për çlirimin e vendit”, ka shkruar ai.

Kontrolloni gjithashtu

Kryeministri, Robert Fico tha se Sllovakia nuk do ta njohë pavarësinë e Kosovës, derisa ai është në krye të Qeverisë

Kryeministri, Robert Fico tha se Sllovakia nuk do ta njohë pavarësinë e Kosovës, derisa ai është në krye të Qeverisë

Sllovakia, është njëra  nga 5 shtetet e Bashkimit Evropian që nuk e ka njohur Kosovën, dhe …