Gjatë pjesëmarrjes në konferencën e organizuar në Zagreb me temën “Përvoja e shteteve të Ballkanit në zgjidhjen paqësore të konflikteve”, zëvendëskryeministri, Fatmir Limaj ka theksuar se është koha që edhe Serbia të luajë rol konstruktiv dhe ta pranojë realitetin e krijuar në Kosovë. Çështja e pavarësisë së Kosovës është temë e mbyllur, e pakthyeshme dhe këtë e di e gjithë bota. Është koha që edhe Beogradi të reflektojë dhe ta pranojë këtë realitet. Me këtë veprim vlerësoj se Beogradi do t’i ndihmonte edhe vetes. Të drejtat e minoriteteve, përfshirë atij serb, janë të garantuara në Republikën e Kosovës, por Serbia duhet të heqë dorë nga pretendimet territoriale. Koha e pretendimeve territoriale dhe e shkëmbimeve të territoreve ka përfunduar. Janë teza të rrezikshme dhe as që duhet të konsiderohen si opsion, ka theksuar në mes tjerash zëvendëskryeministri, Fatmir Limaj.
Kontrolloni gjithashtu
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …