Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka kujtuar Fehmi e Xhevë Lladrovcin në 21-vjetorin e rënies. Limaj ka shkruar se Fehmi e Xhevë Ladrovci janë shembulli i sakrificës dhe përkushtimit shumëvjecar për liri e pavarësi. “Në 21-vjetorin e rënies kujtojmë me pietet një nga komandantët më të shquar të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Fehmi Lladrovcin dhe bashkëshorten e tij Xhevë Lladrovcin. Fehmi e Xhevë Lladrovci janë shembulli më i mirë i sakrificës dhe përkushtimit shumëvjeçar për liri e pavarësi. Jeta dhe vepra e tyre në shërbim të vendit ishte dhe do të mbetet frymëzim ndër breza. Lavdi e përjetshme Fehmi e Xhevë Lladrovcit! Lavdi dëshmorëve të kombit!”, ka shkruar ai.
Kontrolloni gjithashtu
Kryeministri, Robert Fico tha se Sllovakia nuk do ta njohë pavarësinë e Kosovës, derisa ai është në krye të Qeverisë
Sllovakia, është njëra nga 5 shtetet e Bashkimit Evropian që nuk e ka njohur Kosovën, dhe …