Limaj: Gjyqi im u orkestrua nga individ që i pengonte puna dhe angazhimi im

Gjatë konferencës për medie, kryetari i Nismës për Kosovën, Fatmir Limaj deklaroi se me kënaqësi del para qytetarëve të Kosovës, për të rikonfirmuar atë që e ka thënë që nga dita e parë: unë, bashkëpunëtorët dhe familja ime ka punuar për vendin kudo që kemi qenë dhe kemi marrë përgjegjësi shtetërore. Ai shtoi më tutje se procesi gjyqësor ka qenë i orkestruar nga “individë të cilët, në pamundësi që të ballafaqohen me argumente politike, me punë, angazhim dhe devotshmëri , kanë ndërtuar karrierën në kurrizin e njerëzve të pafajshëm. Ata që e orkestruan rastin e tij, nuk e kursyen nga përbaltja as familjen e tij, përshirë prindërit dhe gruan e tij të vdekur. Ne iu ekspozuam për shtatë vite një persekutimi të pashembullt për shoqëritë e civilizuara dhe për vendet demokratike, theksoi  kryetari i Nismës për Kosovën, Fatmir Limaj.

Kontrolloni gjithashtu

zamira.hyseni@uni-pr.edu

Visar Ymeri kritikon Albin Kurtin për kontroll mbi mendimin qytetar dhe mungesë të interesit për nevojat reale

Analisti politik Visar Ymeri ka drejtuar kritika të ashpra ndaj kryeministrit Albin Kurti, duke e …