leoni

Limaj

Limaj: Hashim Thaçi nuk është njeriu i duhur për t’i udhëhequr bisedimet mes Kosovës dhe Serbisë

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Fatmir Limaj ka thënë se kryetari i vendit, Hashim Thaçi nuk është njeriu i duhur për t’i udhëhequr bisedimet mes Kosovës dhe Serbisë. Ai ka përkujtuar se Qeveria nuk e ka dhënë ende vendimin se kush do të udhëheqë këto bisedime. Nisma ka problem nëse këto bisedime i udhëheq Hashim Thaçi. Ne kërkojmë që udhëheqësi i këtyre bisedimeve duhet ta këtë besimin e  të gjithë partive në Qeveri dhe nga Kuvendi i Kosovës, ka theksuar kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj. Ai ka përkujtuar më tutje se kryeministri, Ramush Haradinaj ka folur ne emër të partisë së vet. Qeveria, Kuvendi dhe partitë e tjera nuk e kanë dhënë ende fjalën se kush do ti udhëheq këto bisedime. Nisma do të kërkojë që drejtuesi i bisedimeve të raportojë për çdo gjë që ndodh në Bruksel, ka theksuar kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj.

Kontrolloni gjithashtu

LDK paralajmëron kallëzim penal ndaj anëtarëve të qeverisë për shkelje kushtetuese

Shefja e Grupit Parlamentar të LDK-së, Hykmete Bajrami, njoftoi se partia e saj do të …