Limaj

Limaj: Institucionet do të krijojnë kushte më të mira, ku punëtorët të kenë të drejta të garantuara dhe siguri në punë

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Fatmir Limaj, të gjithë punonjësve të vendit ua uron 1 majin – Ditën Ndërkombëtare të Punës. Ai ka shkruar se në këtë ditë të shënuar për punonjësit, shpreh përkushtimin që të krijojnë kushte më të mira, ku punëtorët të kenë të drejta të garantuara dhe ku siguria e shëndeti në punë të jenë në nivelin më të lartë. “Të gjithë punonjësve të vendit ua uroj 1 Majin – Ditën Ndërkombëtare të Punës. Në këtë ditë të shënuar për punonjësit, shprehim përkushtimin tonë si institucione që të krijojmë kushte më të mira, ku punëtorët të kenë të drejta të garantuara dhe ku siguria e shëndeti në punë të jenë në nivelin më të lartë. Përgëzoj ministrin e Punës, Skënder Reçica, për masat e marra të cilat kanë për qëllim respektimin e të drejtave dhe krijimin e kushteve sa më të mira të punëtorëve, si në sektorin publik, ashtu edhe në atë privat. Në anën tjetër, institucionet e Kosovës do ta përkrahin çdo iniciativë të sindikatave të cilat mundësojnë përmirësimin e kushteve për punëtorët në të dy sektorët”, ka shkruar Limaj.

Kontrolloni gjithashtu

Albin Kurti: Brukseli dhe Uashingtoni bënë padrejtësi ndaj Kosovës duke i vendosur masa ndëshkuese

Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar

Albin Kurti,  në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …