Limaj

Limaj: Më janë ofruar poste të ndryshme vetëm e vetëm që të largohem nga Ministria dhe të ik nga Kosova

Duke komentuar vendimin për shpalljen e tij të pafajshëm nga gjykata për “Rastin MTPT” sa ishte ministër i Transportit dhe Post-telekomunikacionit  , kryetari i Nismës për Kosovën, Fatmir Limaj ka bërë të ditur se atij i janë bërë oferta të shumta për poste të rëndësishme për ta larguar nga Kosova.  Më është ofruar posti i ambasadorit në SHBA, vetëm të largohem nga Ministria dhe të ik nga Kosova. Por, ikjen dhe fshehjen e bëjnë njerëzit e ligë. Unë nuk iki nga vendi im dhe nga punët e mia. Gjatë kohës sa isha monistër i Transportit dhe Postë-Telekomunikacionit, ndërkombëtarët më thonin se nuk bënë të ndërtohet autostrada pasi Serbia po ndjehet e kërcënuar nga bashkimi kombëtar por unë e kam thënë se autostrada do të fillojë dhe do të përfundojë. Pastaj, për aeroportin një herë donin ta privatizonin, por kam thënë jo se s’mund ta privatizojmë një ndërmarrje rentabile. Ai ka shtuar më tutje se edhe bastisjet që i janë bërë, i janë bërë pa urdhër të gjykatës dhe kjo është shkelje e të drejtave themelore të njeriut. Ata kanë abuzuar rëndë me detyrën e tyre. Qëllimi i tyre ka qenë që të largohem unë nga skena, ka theksuar në mes tjerash kryetari i Nismës për Kosovën, Fatmir Limaj.

Kontrolloni gjithashtu

Peter Stano: Bashkimi Evropian nuk i vë në dyshim autoritetet e Kosovës për hetimin e krimeve të luftës, por është në kontakt me ta

BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”

Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …