Kryetari i NISMA për Kosovën, Fatmir Limaj ka shkruar se ka marr fund koha kur për interesa personale merreshin vendime për Kosovën. Drejtuesit e këtij regjimi për përfitime dhe për tentim të përmirësimit të imazhit personal, tash e një kohë Kosovës po i sjellin marrëveshje të dëmshme, dhe në kundërshtim me interesat e vendit Kosovën po e fusin në obligime të dëmshme ndërkombëtare, vetëm për përfitime personale duke rrënuar kredibilitetin e shtetit. Drejtuesit e këtij regjimi duhet ta dinë se për momentin mund t’ju duket se po ia arrijnë qëllimeve të tyre personale duke u promovuar në kurriz të interesave të shtetit, por do ta shohin në fund se nuk do t’ja arrijnë, ata nuk do të munden as ta përmirësojnë imazhin e tyre personal, e as nuk do munden ti ikin përgjegjësisë, ka shkruar në adresëne tij elektronike kryetari i NISMA për Kosovën, Fatmir Limaj.
Kontrolloni gjithashtu
Philip Reeker: Dialogu Beograd-Prishtinë nuk do të jetë prioritet për administratën e re të Trumpit
Ish-zëvendës Ndihmës Sekretari i Departamentit të Shtetit, Filip Riker, ka deklaruar se administrata e ardhshme …