Zëvendëskryeministri i Kosovës, Fatmir Limaj, njëherësh bashkëkryesues i delegacionit shtetëror për bisedime me Serbinë ka pritur në takim drejtoreshën e BE-së për Evropën Perëndimore, Ballkanin Perëndimor dhe Turqinë, Angelina Eichhorst. Limaj ka njoftuar se me zyrtaren e lartë të BE-së kanë biseduar për zhvillimet aktuale politike në vend, dialogun Kosovë- Serbi dhe proceset integruese të Kosovës. “Ishte konstatim i përbashk-*-*ët që dialogu mes dy vendeve është i paalternativë dhe duhet të gjejmë rrugë për të rifilluar dialogu, në mënyre që të arrijmë një marrëveshje gjithëpërfshirëse obligative për njohje reciproke”, ka shkruar Limaj.
