Zëvendëskryeministri i Kosovës, Fatmir Limaj, bashkë me zëvendësministrin e Arsimit, Heset Sahitit, zëvendësministrin e Administratës Publike, Sami Hajdaraj dhe kryetarin e Komunës së Therandës, Bali Muharremaj, kanë vënë sot gurëthemelin për ndërtimin e të objektit të ri të shkollës “Dëshmorët e Kombit”, në Vraniq. Limaj, me këtë rast, theksoi se ky është një investim i Ministrisë së Arsimit në vlerë mbi 1 milion euro dhe tha se ky fakt tregon që Vraniqi do ta ketë një shkollë siç e meriton ky fshat, siç e meritojnë mësimdhënësit dhe nxënësit. Ai uroi që ndërtimi i shkollës të përfundojë në afatin e paraparë dhe fëmijët të kenë standarde dhe kushte për mësim cilësor. Ndërsa, kryetari Muharremaj, u shpreh mirënjohës për këto investime të rëndësishme që po i bën Ministria e Arsimit në këtë komunë.
Kontrolloni gjithashtu
Kryeministri, Robert Fico tha se Sllovakia nuk do ta njohë pavarësinë e Kosovës, derisa ai është në krye të Qeverisë
Sllovakia, është njëra nga 5 shtetet e Bashkimit Evropian që nuk e ka njohur Kosovën, dhe …