Kryetari i Nismës për Kosovën, Fatmir Limaj ka thënë se subjekti poltik që ia drejton ua ka ofruar kandidatin më të mirë për ta udhëhequr Drenasin në katër vitet e ardhshme. Limaj ka deklaruar se Nisma për Drenas është ajo, e cila u duhet qytetarëve të kësaj komune. “Ndryshimi i filluar në fund të vitit të kaluar, duhet të kulmoj në këto zgjedhje. Intelektualët e Drenasit po i bashkohen Nismës për Kosovën dhe kjo dëshmon se jemi në rrugë të drejtë. Koncepti ynë është me bashku njerëz dhe jo më i nda. Në takimin e mbrëmshëm më banorët e fshatit Korroticë theksova se koncepti socialdemokrat është ai i cili i duhet më së shumti Drenasit. Prandaj votojeni Nismën dhe numrin 31, ka porositur kryetari i Nismës për Kosovën, Fatmir Limaj.
Kontrolloni gjithashtu
Kadri Veseli dhe Agim Aliu kanë prezantuar projektin “Bashkimi i Qytetit” për Ferizaj
Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli, bashkë me kandidatin e PDK-së për kryetar …