Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, në mbledhjen e Këshillit Drejtues të Rinisë, ku u zgjodh kryesia e re e rinisë, ka thënë se prezantimi i platformës nga kryetari Xhemajl Hazizi dhe qasja e të rinjve është një hap i rëndësishëm për t’i arritur objektivat.“Kjo tregon seriozitet e pjekuri dhe ambicie për ta arritur cakun. Këto pesë vite mjaftueshëm kemi treguar se sa partia i kushton kujdes shqetësimeve të rinisë. Tani është koha që të gjithë bashkë me frymë pozitive të kalojmë në një fazë tjetër të zhvillimit të partisë. Kryetarit Hazizi dhe kryesisë së re u uroj suksese në punën e tyre”, ka shkruar Limaj.
Kontrolloni gjithashtu
BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”
Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …