Kryetari i Nismës për Kosovën, Fatmir Limaj, pas dështimit të koalicionit qeveritar për të siguruar votat për themelimin e Gjykatës Speciale, ka thënë se deputetët e Kuvendit të Kosovës me mosvotimin e Gjykatës Speciale kanë treguar që këtu ka shtet. “Ne sot nuk e shohim fitore të opozitës, kjo është fitore para së gjithash e qytetarëve të Kosovës mbi të gjitha e dinjitetit të deputetëve në Parlamentin e Kosovës. Sot deputetët e Parlamentit të Kosovës kanë treguar që këtu ka shtet dhe dinjitet. Kosova e ka përcjell mesazhin e vet. Nuk mund të na detyroni të votojmë kundër sovranitetit të vendit tonë. Parlamenti votoi dhe ka dhënë qëndrimin e vet”, ka deklaruar Limaj.
Kontrolloni gjithashtu
Ali Ahmeti: Kosova të formojë shpejt institucionet – shqiptarët në Maqedoninë e Veriut përballen me ofensivë të rrezikshme
Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, u prit nga Presidentja e Kosovës, Vjosa …