Zëvendëskryeministri Limaj gjatë ditës së sotme do të zhvillojë takime të rëndësishme në Bundestagun gjerman

Limaj: Kosova do të bëhet me ushtri më 14 dhjetor, ajo do të kontribuoj paqes dhe sigurisë në rajon

Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka konfirmuar se Kosova do të bëhet me ushtri më 14 dhjetor. Ai në një aktivitet partiak ka thënë se të premten e ardhshme, Kuvendi i Kosovës pritet të miratoj pakon e ligjeve që çojnë në transformimin e FSK-së në Ushtri. Limaj që mban postin e zëvendëskryeministrit në qeverinë e Kosovës ka thënë se Ushtria e Kosovës do të ofroj siguri për të gjithë qytetarët pa dallim etnie dhe do t’i kontribuoj paqes dhe sigurisë në rajon. Ndryshe, Ambasadori i ri amerikan në Kosovë, Philip Kosnett, ka thënë se evoluimi i Forcës së Sigurisë së Kosovës në Forca të Armatosura është hap pozitiv dhe është mëse e natyrshme për Kosovën si vend sovran dhe i pavarur, që të ketë aftësi vetëmbrojtëse.

Kontrolloni gjithashtu

Mërgata shqiptare që jeton në Britani të Madhe e pret sot në takim kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama

Mërgata shqiptare që jeton në Britani të Madhe e pret sot në takim kryeministrin e …