leoni

Fatmir Limaj

Limaj: Kosova ka hyrë në një fazë të rëndë

Lideri i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj ka vlerësuar se pas sulmit të 24 shtatorit në Banjskë të Zveçanit, Kosova ka hyrë në një fazë të rëndë. Ai ka theksuar se zëvendësimin e Policisë së Kosovës me KFOR-in, është i papranueshëm. “Besoj se të dielën status-quoja është mbyllur e është hapur një fazë e re e agresionit, prandaj edhe Kosova duhet t’i ndryshojë politikat e saj. Duhet të ketë një qasje krejt ndryshe në raport me atë pjesë, Serbinë por edhe me faktorin ndërkombëtar. Kosova më shumë se kurrë duhet të tregojë pjekuri, maturi. Politika kosovare është në testin e fundit për të treguar shkathtësi, seriozitet me angazhimet e veta. Qeveria duhet të ketë kujdes nga arroganca, duhet të ikë nga entuziazmi që mund ta mbytë atë por të punojë fortë e ta ndërtojë një pozicion të favorshëm për Kosovën në tavolinën e bisedimeve, e këtë rast ia ka dhënë Policia e Kosovës” ka theksuar lideri i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj.

Kontrolloni gjithashtu

Hykmete Bajrami: Buxheti i 2025-ës është anti-Kushtetues

Deputetja nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hykmete Bajrami ka konstatuar se buxheti për …