Zëvendëskryeministri, Fatmir Limaj ka thënë se kryetari Hashim Thaçi duhet të ketë kujdes me deklaratat e tij për korrigjim të kufirit. Unë jam kundër deklarimeve që po i shoh, që kanë tendenca dhe këto deklarime prishin unitetin dhe zbehin besimin dhe kredibilitetin. Apeli jem është edhe presidentit, kujdes, mos e humb kredibilitetin, mos e zbeh edhe më shumë besueshmërinë dhe kredibilitetin e institucioneve të Kosovës. Ai ka ftuar të gjithë drejtuesit e institucioneve dhe partive politike që të kenë kujdes në deklarata, duke i quajtur ato të panevojshme e që nuk guxojnë të bëhen nga institucionet shtetërore. Askush s’ka të drejtë të nxjerrë këso deklaratash, aq më tepër drejtues të institucioneve, përderisa ky vend e ka një kushtetutë, një Parlament, derisa ky vend funksionon mbi bazën e një rregulli kushtetues si shtet i pavarur. Në situata të tilla Kosova është e qytetarëve të saj, prandaj kushdo që flet dhe tenton që çojë ujë në atë drejtim gabon, sepse s’do të mund ta bëjë këtë punë, nuk do ta lejojmë ne. Ne nuk mund të pranojmë dhe nuk do të lejojmë asnjëherë një ‘Republika Srpska’ në Kosovë, asnjëherë, me asnjë çmim sepse praktikisht kemi me shkatërruar vendin tonë dhe shembullin më të mirë e kemi Bosnjën, ka tërhequr vërejtjen zëvendëskryeministri, Fatmir Limaj.
Kontrolloni gjithashtu
Mërgata shqiptare që jeton në Britani të Madhe e pret sot në takim kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama
Mërgata shqiptare që jeton në Britani të Madhe e pret sot në takim kryeministrin e …