Duke folur në konventën e Nismës Socialdemokrate, lideri i saj, Fatmir Limaj ka theksuar se sot, Kosova qeveriset nga një grup njerëzish të papërgjegjshëm, pa vizion. “Kosova sot ballafaqohet me situatë të çuditshme. Janë njerëz që flasin e mashtrojnë. Kosovën e kanë futur në një rrugë pa krye. Sot janë në krye të shtetit mohuesit e shtetit të Kosovës. Prandaj sot na u ka dashtë të mblidhemi në këtë konventë politike “Veprat flasin” e ne jemi veprat bashkë. Sot kemi qeveri pa plan e pa program. Qeveria e ka humbur komunikim me qytetarët e partnerët e vet. Kjo qeveri e ka futur Kosovën në një qorr sokak. Unë bëj thirrje për një front të përbashkët politik. Na duhet ta shërojmë këtë helm që e ka ngritur kjo qeveri te qytetarët. Na duhet që t’i kthejmë miqtë e partnerët tanë. Na duhet t’i normalizojmë marrëdhëniet me Shqipërinë” theksoi mes tjerash, lideri i e Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj.
Kontrolloni gjithashtu
BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”
Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …