leoni

Limaj

Limaj: Krasniqi edhe këtë radhë do të dijë ta mbrojë luftën e drejtë të UÇK-së

Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj ka shkruar se ish zëdhënësi i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Jakup Krasniqi edhe këtë radhë do të dijë ta mbrojë luftën e drejtë të UÇK-së. “Ashtu siç ka ditur disa herë ta mbrojë pastërtinë dhe luftën e drejtë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, edhe këtë radhë z. Jakup Krasniqi do të dijë ta mbrojë luftën e drejtë të UÇK-së. Asnjë gjykatë nuk do të arrijë ta njollosë luftën tonë të drejtë. Fatkeqësisht kjo gjykatë është themeluar nga Kuvendi i Kosovës, prandaj nuk kemi alternativë, pos përballjes me fakte kundër shpifjeve të armiqve të Kosovës! Kam bindjen e fortë se Kosova do ta kalojë me sukses edhe këtë sfidë dhe se drejtësia do të ngadhënjejë përballë shpifjeve”, ka shkruar kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj.

Kontrolloni gjithashtu

U vazhdohet paraburgimi Thaçit, Kilajt, Fazliut dhe Smakajt

Më 7 dhe 8 prill 2025, gjykatësja e procedurës paraprake ka vendosur për vazhdimin e …