Fatmir Limaj

Limaj: Kryeministri, Albin Kurti e ka kthyer Kosovën në OJQ

Lider i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj ka drejtuar kritika të ashpra ndaj kryeministrit dhe Qeverisë Kurti. Ai ka theksuar se kryeministri, Albin Kurti e ka kthyer Kosovën në Organizatë Joqeveritare. Lider i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj është cituar të ketë konstatuar më tutje se kjo qeveri ka ministra të paaftë dhe që nuk kanë guxim të marrin vendime për projekte të mëdha. “Në drejtimin e ministrive ka njerëz të paaftë, jo të guximshëm, të padijshëm dhe s’kanë ide. Janë qyqana, s’guxojnë me bë projekte të mëdha, nuk guxojnë me marrë vendime të mëdha, nuk guxojnë me shti investime bom” ka thënë në mes tjerash, lider i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj.

Kontrolloni gjithashtu

zamira.hyseni@uni-pr.edu

Visar Ymeri kritikon Albin Kurtin për kontroll mbi mendimin qytetar dhe mungesë të interesit për nevojat reale

Analisti politik Visar Ymeri ka drejtuar kritika të ashpra ndaj kryeministrit Albin Kurti, duke e …