Lideri i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj ka kërkuar nga kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama që të ndërmarr iniciativë për anëtarësimin e Kosovës dhe Bosnjës në NATO. “Është koha që në emër të sigurisë rajonale, kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama të marrë iniciativë për anëtarësimin e Kosovës dhe Bosnjës në NATO dhe të ftoj si bashkëiniciator edhe vendet tjera të rajonit anëtare të NATO-s, të cilat kanë interes e shqetësim direkt për sigurinë e paqen në rajon, duke përfshirë Kroacinë, Malin e Zi, Maqedoninë e Veriut dhe Slloveninë. Kjo iniciativë e përbashkët t’i dorëzohet Asamblesë së NATO-s dhe ta fusin në rend të ditës në emër të sigurisë dhe paqes së kërcënuar në rajon”, ka shkruar lideri i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj.
Kontrolloni gjithashtu
Philip Reeker: Dialogu Beograd-Prishtinë nuk do të jetë prioritet për administratën e re të Trumpit
Ish-zëvendës Ndihmës Sekretari i Departamentit të Shtetit, Filip Riker, ka deklaruar se administrata e ardhshme …