Kryetari i Nismës Socialdemokrate, njëherësh kandidat për kryeministër Fatmir Limaj, ka mbajtur një takim me strukturat e Rinisë së Nismës në Prishtinë. “Mobilizim dhe entuziazëm i jashtëzakonshëm i Rinisë së Nismës Socialdemokrate dhe strukturave të Nismës në kryeqytet. Kënaqësi e jashtëzakonshme të bashkëbisedoja me ta dhe ta shpalosja para tyre projektin tonë Bashkë për Shtetin! Djem e vajza anembanë vendit po i bashkohen këtij projekti sepse është projekt që i adreson më së miri nevojat e të rinjve”, ka shkruar Limaj. Ai ka thënë se rinia në Kosovë s’ka nevojë për gjuhë helmuese as përçarje. “Djemtë e vajzat tona duhet treguar si duhet bërë punë të mira e dashur vendin. Ka ardhur koha që djemtë dhe vajzat e këtij vendi ta marrin në duar shtetndërtimin dhe ta çojnë në një nivel tjetër të zhvillimit të vendit”, ka theksuar Limaj.
Kontrolloni gjithashtu
BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”
Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …