Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka kujtuar bashkëluftëtarin e tij, Tahir Sinanin nga Tropoja. Limaj thotë se nuk kishte më krenari që në rrugëtimin tonë për liri përkrah të kishim edhe vëllezërit tanë nga Shqipëria, ashtu siç e kishim Tahir Sinanin nga Tropoja, komandantin e shquar të UÇK-së, që dha një kontribut të madh për Kosovën e lirë. “Pjesëmarrja e tij në tri luftëra çlirimtare tregon më së miri se, bashkëluftëtari im, Tahir Sinani, ishte një atdhetar i pashoq”, ka shkruar ndër të tjera ai.
