Lideri i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka mbajtur një takim të dielën me strukturat e kësaj partie në Pejë. Ai ka thënë se koha ka dëshmuar se sa ka qenë i nevojshëm themelimi i një subjekti politik i cili ofron dhe bashkon njerëz. “Nisma tanimë është kthyer në zëdhënës të atyre që nuk i mbron askush, prandaj Kosovës, dhe Dukagjinit i duhet koncepti socialdemokrat i Nismës dhe në këtë drejtim ne presim bashkëpunim të ngushtë të degëve tona në Dukagjin dhe forcim të Nismës në këtë pjesë të vendit”, ka shkruar Limaj.
Kontrolloni gjithashtu
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …