Kryetari i Nismës për Kosovën, Fatmir Limaj, ka deklaruar se partia po shënon rritje të dukshme në Gjilan dhe në të gjithë vendin. NISMA po forcohet çdo ditë me anëtarë të rinj dhe kuadro të ndryshme, duke pasur mbështetje të gjithanshme, si në nivel lokal ashtu edhe kombëtar. Edhe një herë morëm mesazh të qartë nga Gjilani për nevojën e rikthimit të fuqishëm të NISMA-së në Kuvend. NISMA në Gjilan po fuqizohet çdo ditë, me anëtarë të rinj dhe kuadro të profileve të ndryshme, që janë dëshmia më e mirë e rritjes së partisë jo vetëm në këtë qytet, por anë e kënd Kosovës, shkroi Limaj. Ai theksoi se vizioni i NISMA-së për të ardhmen e Kosovës po merr mbështetje të fuqishme në çdo cep të vendit, dhe kjo do të kontribuonte në rritjen e mundësive për fitore në zgjedhjet e ardhshme.
Kontrolloni gjithashtu
Musliu akuzon deputetin e VV-së për presion ndaj Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë
Kryetarja e Komisionit për Mbikëqyrjen e Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë, Ganimete Musliu, ka ngritur …