Limaj

Limaj: Nisma Socialdemokrate është e gatshme për zgjedhje por nuk i përjashton koalicionet parazgjedhore

Duke folur për situatën politike në vend e krijuar pas dorëheqjes së kryeministrit, Ramush Haradinaj, kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj ka thënë se tani është koha për të shkuar te qytetari dhe përmes votës së tij të ndërtohet një qeveri e re e cila do të merr përgjegjësi e shumë proceseve të rëndësishme në vend. Ai ka shtuar më tutje se Nisma Socialdemokrate nuk merr pjesë në asnjë qeveri teknike por mendon se opsioni i vetëm është marrja e besimit të qytetarëve nëpërmjet votës dhe procesit zgjedhor dhe krijimit të një qeverie të fort e të qëndrueshme. “Është koha e mobilizimin të forcave politike për të ndërtuar qeverisje, nuk është koha e vijave të kuqe. Nisma është e gatshme të shkojnë vet në zgjedhje, por që nuk përjashton mundësinë e një koalicioni parazgjedhor, ka deklaruar në mes tjerash, kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj.

Kontrolloni gjithashtu

Zelensky

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky ka shfaqur besimin e tij mbi mundësinë e përfundimit të luftës

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky ka shfaqur besimin e tij mbi mundësinë e përfundimit të …