“Para mijëra përkrahësve tanë në sallën 1 Tetori, të stërmbushur me njerëz hapëm zyrtarisht fushatën zgjedhore të koalicionit tonë fitues NISMA-AKR-PD”, ka shkruar Fatmir Limaj pas përfundimit të tubimit në Prishtinë. Ai ka shtuar se: “Sot, në 1 Tetori pashë njerëz të entuziazmuar, që janë bërë Bashkë për Shtetin, e që me praninë e tyre dhanë mesazhin e madh, se boshti ynë politik, NISMA-AKR-PD, do të jetë befasia spektakulare e zgjedhjeve të 6 tetorit, për t’ia dhënë Kosovës një drejtim të duhur”, ka theksuar Limaj.
Kontrolloni gjithashtu
Mërgata shqiptare që jeton në Britani të Madhe e pret sot në takim kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama
Mërgata shqiptare që jeton në Britani të Madhe e pret sot në takim kryeministrin e …