Zëvendëskryeministri Fatmir Limaj, ka diskutuar rreth dialogut, taksës, raporteve mes Kosovës dhe SHBA-së , si dhe koalicionit PAN. Limaj ka thënë se aktualisht nuk janë në dialog, por ka siguruar se gjatë dialogut do të trajtojnë shumë çështje në interes të vendit ndërsa ka cekur çështjen e të pagjeturve si dhe ekonominë. Bashkëdrejtuesi negociator ka shtuar se në këtë dialog do të kenë pozicion zyrtarë dhe jo individual pasi këto të fundit po sjellin pengesë gjatë bisedimeve. “Atje duhet të shkohet me qëndrime te njëjta. Nuk mundemi secili në baza individuale me dhënë qëndrime. Deklaratat e Thaçit na kanë vështirësuar procesin”, ka thënë Limaj. Ai ka deklaruar se Serbia ka interes ta njohë Kosovën, përderisa ka theksuar se si ekip negociator po pergatitin një platformë e cila do të shkojë edhe tek kryetari i Kuvendit, kryeministri , presidenti si dhe në parlament në mënyrë që këta të fundit do të kenë të drejtën e plotë të ndërhyjnë në atë, qoftë për te hequr diçka apo për të shtuar.
Kontrolloni gjithashtu
Kuvendi i Kosovës diskuton në Seancë Plenare për Buxhetin e Vitit 2025
Sot deputetët e Kuvendit të Kosovës mblidhen në seancë plenare për shqyrtimin e dytë të …