Limaj: Patriotizëm sot është me hap vende të reja pune, jo deklarata boshe

Limaj: Patriotizëm sot është me hap vende të reja pune, jo deklarata boshe

Qytetarët e Prizrenit e kanë një mundësi të jashtëzakonshme që më 22 tetor me ia dhënë një mundësi ndryshimit dhe ky ndryshim është vota për kandidatin e Nismës për Kosovën, Zafir Berisha.nKështu ka thënë lideri i Nismës, Fatmir Limaj, në një takim, të mbajtur mbrëmë më banorët e Zhurit. Ai ka theksuar se Nisma nuk do votë me premtime mashtruese, as votë e cila sjellë përçarje mes shqiptarëve. “Ne duam votë për projekte. Patriotizëm sot është me i ndihmuar njerëzit, me hap vende të reja pune, jo deklarata boshe”, ka theksuar Limaj. Sipas tij, Nisma me projektin socialdemokrat është zëri i njerëzve të varfër.“Vota për Zafir Berishën është votë me adresë. Qytetarëve të Prizrenit iu duhet një kryetar, i cili është i gatshëm 24 orë të dëgjojë hallet dhe shqetësimet e tyre. Prizrenit i duhet një kryetar i dëshmuar si Zafir Berisha. Prandaj votojeni Nismën dhe numrin 31”, ka deklaruar Limaj.

 

Kontrolloni gjithashtu

Kadri Veseli dhe Agim Aliu kanë prezantuar projektin “Bashkimi i Qytetit” për Ferizaj

Kadri Veseli dhe Agim Aliu kanë prezantuar projektin “Bashkimi i Qytetit” për Ferizaj

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli, bashkë me kandidatin e PDK-së për kryetar …