Pas miratimit të Platformës për dialog me Serbinë, bashkëkryesuesi i delegacionit shtetëror për bisedime, Fatmir Limaj, ka thënë se nga tani e tutje, delegacioni shtetëror udhërrëfyes të vetin në dialog me Serbinë do ta ketë platformën e miratuar në Kuvend. Limaj ka shkruar se platforma e miratuar në Kuvendin e Kosovës përmban parimet mbi bazën e të cilën delegacioni do të hyjë në dialogun e mundshëm me Serbinë. “Ndihem jashtëzakonisht i kënaqur që platforma e miratuar nga ligjvënësit paraqet unitetin e institucioneve të Kosovës në dialogun e ardhshëm me Serbinë”, ka shkruar Limaj. Kryetari i Nismës ka thënë se tani Kosova e ka pozicionin e vet zyrtar në dialog. Numri dy i Qeverisë së Kosovës ka folur edhe për objektivat e Kosovës në dialog. “Sa u përket objektivave tona në dialog, ato tanimë janë të njohura; Kosova hyn në dialog për arritjen e një marrëveshjeje përfundimtare e cila çon në njohje reciproke, mundëson anëtarësimin e Kosovës në OKB dhe organizata tjera ndërkombëtare si dhe hap perspektivë të qartë euroatlantike për vendin dhe përfundimisht siguron paqe e mirëqenie për këtë pjesë të Ballkanit”, ka shkruar Limaj.
Kontrolloni gjithashtu
Kryetarja Osmani ashpërson gjuhën ndaj Kurtit: Asnjëherë s’i kam kuptuar talljet ndaj partnerëve
Në fjalimin e fundvitit, kryetarja e Kosovës, Vjosa Osmani para deputetëve ka folur për zhvillimet …