Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, në vazhdën e takimeve që po i mban me strukturat e partisë nëpër komunat e Kosovës nga qyteti i Skenderajt kërkoi mobilizim. Ai ka thënë që Nisma në Prishtinë e ka kryer detyrën e saj ndaj Skenderajt dhe Drenasit, dhe që tash pret që këto të fundit të fuqizohen. “Po përpiqemi aty ku jemi ku kemi përgjegjësi, për të quar sinjale, për të treguar që jemi ndryshe që bëjmë një politikë ndryshe, për të treguar që demonstrojmë një vizion tjetër, por kjo është e pamjaftueshme për të dalë aty ku duam. Andaj duhet të fuqizohemi “, ka thënë Limaj.
Kontrolloni gjithashtu
Ali Ahmeti uron 22 nëntorin: Deri dje e avansonim, sot duhet ta mbrojmë gjuhën shqipe
Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, z. Ali Ahmeti, ka uruar të gjithë shqiptarët për …