leoni

Limaj: Projekti “Bashkë me shtetin” do ta bëjë krenar çdo qytetar të Kosovës

Kandidati për kryeministër nga koalicioni Nisma-AKR-PD, Fatmir Limaj dhe kandidatë për deputetë të këtij koalicioni kanë paraqitur programin e tyre qeverisë për Kosovës para qytetarëve të komunës së Ferizajt. Gjatë fjalës së tij para të pranishmëve, kandidati i këtij koalicioni për kryeministër, Fatmir Limaj theksoi se projekti “Bashkë me shtetin” do ta bëjë krenar çdo qytetar të Kosovës. “Derisa të tjerët ofrojnë përçarje ne ofrojmë bashkim. Ne duam dhe bashkëjetojmë edhe me ata që mendojnë ndryshe nga ne. Ne do t’i afrojmë edhe ata që kanë mendime të ndryshme nga ne. Ne nuk i përjashtojmë ne i afrojmë. Ne nuk shajmë por kritikojmë, ne nuk bëjmë me gisht tek njerëzit, por tek problemet, të cilat duhet me i zgjidh. Ne nuk e identifikojmë individin, por problemin me të cilat ballafaqohet vendi ynë”, theksoi në mes tjerash, kandidati për kryeministër nga koalicioni Nisma-AKR-PD, Fatmir Limaj.

Kontrolloni gjithashtu

Ali Ahmeti: Kosova të formojë shpejt institucionet – shqiptarët në Maqedoninë e Veriut përballen me ofensivë të rrezikshme

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, u prit nga Presidentja e Kosovës, Vjosa …