Kryetari i Nismës, Fatmir Limaj ka deklaruar se pushteti është
frikësuar nga pjesëmarrja masive e qytetarëve në Manifestimin e 28 Nëntorit. Kjo,
sipas tij, bëri që pushteti të kthehet në një regjim policor, duke burgosur
deputetët dhe duke përgjakur aktivistët e opozitës. “Kjo rrugë që ka zgjedhë
pushteti nuk është e duhur.Ata që kanë bërë marrëveshje duhet të thërrasin për
dialog gjë që nuk e kanë bërë. Ditën të rrahin natën të thërrasin në dialog, ky
është regjimi i pushtetit”, ka thënë mes tjerash Limaj.
Kontrolloni gjithashtu
Avdullah Hoti: Qeveria Kurti është më e dobëta që nga pavarësia, pa rezultate dhe me degradim për vendin
Ish-kryeministri dhe kandidati për deputet nga LDK, Avdullah Hoti, ka kritikuar ashpër qeverisjen e Albin …