Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj ka shfaqur shqetësimin e tij me dukurinë e ikjes së madhe të rinisë nga Kosova dhe ka paralajmëruar se vendi ynë do të ballafaqohet shumë shpejt me mungesë të theksuar të fuqisë punëtore. Ai ka thënë se që një vit e gjysmë, Kosova nuk ka qeverisje, por referenta dhe një administrator pa ide e pa plan. “Kosova ka shumë referenta dhe një administrator pa ide, pa plan, duke mos ditur se si të ballafaqohet jo me krizat po edhe me funksionimin e shtetit. Fatkeqësisht atje janë një grumbull njerëzisht që nuk e kanë idenë si funksionon shteti, të paguximshëm e të padishëm. Sot me këtë gjendje krize dhe nuk ka asnjë investim kapital. Buxheti i Kosovës po shkon në një suficit absolut mbi 700 milionë euro te pashpenzuara, Krejt indikatorët na flasin se do të jetë një krizë e thellë në vitin 2023. Kosova në vitin 2023 e tutje do të ballafaqohet me mungesë të fuqisë punëtore” ka theksuar mes tjerash, lideri i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj.
Kontrolloni gjithashtu
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …