Kryetari i Nismës për Kosovën, Fatmir Limaj tha se protesta e sotme është vazhdim i kundërshtimit të qeverisë anti-kushtetuese. Ai i bëri thirrje koalicionit qeverisës të japë dorëheqje, meqë sipas tij, Qeveria po bën pazare me territorin e Kosovës për liberalizimin e vizave. “Ne i meritojmë vizat, por nuk japim asnjë centimetër tokë. Qeveria po e pranon Zajednicën me kusht që të krijohet ushtria. Ky koalicion e ka vetëm një preokupim gjithmonë, vetëm gënjeshtrën dhe pazarin me qytetarët”, ka thënë Limaj. Ai shtoi se ky koalicion nuk do të ketë përballë vetëm një opozitë, por edhe një opozitë që do t’i fitojë zgjedhjet e ardhshme.
Kontrolloni gjithashtu
Pabarazia, injorimi i shqipes, mos përdorimi i simboleve kombëtare, kanë nxitur luftë të armatosur në Maqedoni, në vitin 2001
Pabarazia, injorimi i gjuhës shqipe, mos përdorimi i simboleve kombëtare, mungesa e përfaqësimi në Parlament dhe në …