Kryetari i Nisma Socialdemokrate, Fatmir Limaj ka uruar qytetarët për festën e Kurban Bajramit. Limaj përmes një postimi në rrjetin social ka shkruar se sikurse Fitër Bajrami edhe Kurban Bajrami e ka gjetur Kosovën dhe botën duke u përballur me situatën pandemike. Ai iu bëri thirrje qytetarëve që të shmangin vizitat familjare duke iu përmbajtur të gjitha rekomandimeve të Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike dhe të Bashkësisë Islame të Kosovës.
