leoni

Fatmir Limaj

Limaj: Radio “Kosova e Lirë” dhe agjencioni i lajmeve “KosovaPress” u dhanë forcë e moral të gjithë luftëtarëve të UÇK-së  

Roli dhe rëndësia e Radios Kosova e Lirë dhe Agjencisë së lajmeve “KosovaPress” është vlerësuar lart nga kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj. Ai ka shkruar se vlerëson lart rolin e këtyre dy medieve të cilat me raportimet e tyre u dhanë forcë e moral të gjithë luftëtarëve të UÇK-së gjatë gjithë kohës. Radio “Kosova e Lirë” dhe Agjencia “Kosova Press” i kanë dhënë zërin meritor pushkëve të lirisë, që me zë e shkrime të njoftojnë opinionin e brendshëm e të jashtëm për luftën e drejtë e çlirimtare të popullit e ushtrisë së tij. Shprehë mirënjohjen time të gjithë punonjësve të këtyre mediumeve të cilët në rrethana të jashtëzakonshme njoftuan opinionin e gjerë me atë që po ndodhte asokohe në Kosovë, ka shkruar në mes tjerash, kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj.

Kontrolloni gjithashtu

Ali Ahmeti uron 22 nëntorin: Deri dje e avansonim, sot duhet ta mbrojmë gjuhën shqipe

Ali Ahmeti uron 22 nëntorin: Deri dje e avansonim, sot duhet ta mbrojmë gjuhën shqipe

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, z. Ali Ahmeti, ka uruar të gjithë shqiptarët për …