Zëvendëskryeministri i Kosovës, Fatmir Limaj, ka thënë se Kosovës sot iu kthye heroi i Kombit, strategu i madh dhe një nga themeluesit e Ushtrisë Çlirimtarë të Kosovës, Ilir Konushevci. Ai ka thënë se bashkë më të sot po rivarroset edhe dëshmori i Kombit, Hazir Malaj. Limaj ka thënë se në prag të festave të Nëntorit, Ilir Konushevci do të rivarroset në mesin e dëshmorëve dhe bashkëluftëtareve të tij në Prishtinë. “Rivarrimi i dëshmoreve të Kombit Ilir Konushevci dhe Hazir Malaj na kujton edhe njëherë sa e vështire ka qenë lufta për lirinë e popullit të Kosovës”, ka shkruar Limaj.
Kontrolloni gjithashtu
Mërgata shqiptare që jeton në Britani të Madhe e pret sot në takim kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama
Mërgata shqiptare që jeton në Britani të Madhe e pret sot në takim kryeministrin e …