Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj ka marrë pjesë në takimin virtual me përfaqësuesit e institucioneve dhe liderët e subjekteve politike, të organizuar nga intelektualët shqiptarë, që jetojnë dhe veprojnë në ShBA. Limaj thotë se shpreson që ky takim t’i ketë kontribuuar rritjes së konsensusit mes faktorit politik në Kosovë disa ditë para takimit në Shtëpinë e Bardhë. “Është shumë me rëndësi që në temat nacionale siç është dialogu të jemi të gjithë bashkë dhe ta çojmë mesazhin se ne jemi gati për marrëveshjen përfundimtare, e cila në zemër e ka njohjen reciproke. Sa herë që Kosova ka qenë e koordinuar me miqtë tanë amerikan vendit nuk i kanë munguar asnjëherë rezultatet pozitive”, ka shkruar ai.
Kontrolloni gjithashtu
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …